Krishtlindjet ne Bukuresht, 21 Dhjetor, 5 dite, €209

 

PËRFSHIHEN Udhëtimi me autobus komod vajtje – arrdhje dhe shëtitjet.

Akomodimi në hotel 3* dhe 4* me mëngjes dhe darkë ne hotelin e Bukureshtit

Akomodim vetem me mengjes ne Sofje dhe Beograd

Shoqërimi me guidë në gjuhën shqipe.

Dita 1:
Nisja nga Tirana me autobus ne ora 04.00 te mengjesit, prane “Korpusi”, Sheshi “Nene Tereza”, në drejtim të Sofjes. Gjatë rrugës, pushime per kafe dhe Drekë ne Shkup. Mbrritja në Sofje. Sistemimi në Hotel 4*.

Dita 2:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit: Fillon nga Hotel Sheraton Balkan, Kisha St. Nedelia, Statuja St. Sofia, Kisha St. Petka Samardjiiska, Kisha Cifute Synagogue, Tregu Qendror, St. George Rotanda, Presidenca, Sheshi Battenberg, Galeria Kombëtare e Arteve, Teatri Kombëtar “Ivan Vazov”, Kisha Ruse, Monument i Ushtarëve të Panjohur, Akademia e Shkencave Bullgare, Parlamenti, Monumenti i Mbretit Clirimtar, Kisha St. Sofia, Katedralja Alexander Nevski dhe Crypt. Ne oren 15:00 nisje per ne Bukuresht. Mberritja, akomodimi dhe darka ne hotel.

Dita 3:Mengjesi ne hotel dhe pastaj  tur panoramik i qytetit ku do vizitoni  Parkun Herastrau ku ndodhet dhe statuja e Naim Frasherit si edhe muzeun e tij etnografik (Hyrja opsionale 8 euro), Pallatin e Parlamentit ose ndryshe Shtëpia mbreselenese e Çausheskut, që është i pari në Europë për nga madhësia e tij dhe i dyti në botë mbas Pentagonit. Gjate turit do të vizitoni disa nga monumentet me te bukura  si: “Harku i Triumfit”, Synagogen Hebraike , Muzeun Kombetar te Artit, bulevardin “Calea Victorei” që I ka dhene qe ne 1900 Bukureshtit emrin “Parisi I vogel “ si dhe nje ndalese ne zonen Lipscani, shtepi e galerive te artit dhe dyqaneve antike ku do keni mundesi per kafe dhe shetitje te lire. Darka ne hotel.

Dita 4:Mëngjesi në hotel dhe mbas mëngjesit nisja për ne Brashov, nje qytet me bukuri mesjetare i cili ofron akses te lehte per ne kështjellën Bran, kështjella e Drakulas (Hyrja me pagese individuale 8 euro) ku ju ftojmë që të përjetoni historinë, mitin, intrigën dhe magjinë e këtij vendi të mrekullueshëm të Transilvanisë. Kështjella eshte ndërtuar në vitin 1377, është një monument kombëtar shumë i rëndësishëm dhe një pikë referimi për zonen e Transilvanisë. Përpara kështjellës kemi një treg shumë të bukur të ciganëve për suvenire. Rreth ores 16:00 nisje per Beograd, akomodimi  ne hotel.

Dita 5: Pas mëngjesit fillojmë vizitat në katadralen e madhe të Sv. Saves, kalojmë në rrugën e famshme Skaderlie dhe drejtohemi në sheshin kryesor të qytetit. Pas kësaj do të drejtohemi:

  • në Kalanë e madhe Kalemegdan;
  • Beogradin e ri;
  • uren e re Ada mbi lumin Danub;
  • Rrugen e Shkodraneve;
  • pallatin e Presidentit apo dhe ate te Parlamentit;
  • si dhe ndertesa te tjera muzeale.

Nisja per ne Tirane. Gjatë rrugës, pushime per kafe dhe dreke. Mberritja. Fundi i sherbimit tone.

Tour Reviews

There are no reviews yet.

Leave a Review

Rating