Beograd 23 Dhjetor, 3 ditë, €109 (me mengjes + darke)
KOHA E NISJES | 23 Dhjetor
|
PËRFSHIHEN |
Udhëtimi vajtje – ardhje, Transfertat dhe shëtitjet me autobus. Akomodimi ne hotel me 4* me mengjes e darke Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
|
Dita e Parë:
Ora 04:00, nisja nga Tirana me autobus drejt pikës kufitare te Morines.
Gjate rruges ndalese e shkurter buze liqenit ne Kukes. Pas kryrjes së formaliteteve kufitare nisemi në drejtim të pikes doganore Hani i Elezit, kalim nga Gryka e Kacanikut. Ne vazhdim drejtohemi ne afersi te Shkupit per pushimin e drekes dhe vazhdojme udhetimin tone ne drejtim te Presheves, pika kufita që lidh Maqedonine me Serbine. Vazhdojmë rrugën për në Beograd, ne darke. Akomodimi ne hotel.
Dita e Dytë:
Pas mëngjesit fillojmë vizitat në katadralen e madhe të Sv. Saves, kalojmë në rrugën e famshme Skaderlie dhe drejtohemi në sheshin kryesor të qytetit. Pas kësaj do të drejtohemi:
- në Kalanë e madhe Kalemegdan;
- Beogradin e ri;
- uren e re Ada mbi lumin Danub;
- Rrugen e Shkodraneve;
- pallatin e Presidentit apo dhe ate te Parlamentit;
- si dhe ndertesa te tjera muzeale.
Pas kryerjes së vizitave do të drejtohemi në qendrën tregtare USCE ku do të kemi mundësi të organizojmë shoping për rreth 2 orë. Në varesi të dëshirës së grupit dhe me pagesë ekstra mund të organizohet një udhëtim në lumin SAVA dhe DANUB.
Dita e Tretë:Mëngjesi ne hotel dhe pastaj marrim rrugën e kthimit për në Atdhe. Nje nga dalesat gjate rruges do te behet ne Nish, qyteti i trete me i madh i Serbise dhe vendelindja e Perandorit Ilir, Kostandinit te madh. Rruga e kthimit do te jete nga Prishtina me pushime të shkurtëra kafeje..
Tour Reviews
There are no reviews yet.
Leave a Review