Miresevini Ne Gardenland Resort !

Duke ju ofruar një restorant dhe shërbim biçikletash, Gardenland Resort është e vendosur në Shkodër, në krah të lumit Drin . Ky park ka nje shërbim recepsionik 24-oresh, dhe të ftuarit mund te përdorin WIFI pa pagesë në vende publike. Dhomat me ajër të kondicionuar ju ofrojne sherbime si : Tv me ekran të sheshtë, kanale satelitore dhe një tavolinë.Cdo dhomë ështe e pajisuar me banjo personale te cilat kanë dush, tharëse flokësh ,bide. Suite luksoze me ballkon.
Në Gardenland Resort ju do të gjeni një bar, një klub nate dhe dyqane në vend. Ne shërbimet  e tjera të ofruara përfshihet edhe pastrimi kimik.
Nëse ju keni deshire te vizitoni rrethinat, mund te shihni Kalan e Rozafës ne Shkoder dhe Liqenin e Shkodrës (15 km). Qëndra e qytetit Velipoja është 26 km larg.Ne ofrojmë parking falas. Ky kompleks ndodhet 75 km nga Aeroporti i Tiranës.

Dhoma Hoteli

Ofron pamje te mrekullueshme i cili rrethohet nga gjelberimi dhe ajri i paster per faktin ku ndodhet ky resort, pozicionimi I saj, buze lumit Drin. Ky hotel ka ne total 17 dhoma: 2 suita, 5 dhoma matrimonial, 9 dhoma treshe, 1 dhome dyshe, te gjitha me pamje mbi pishine, kopesht ose natyre. Te gjitha dhomat jane te pajisura me ajer te kondicionuar dhe televizor te cilet ofrojne te gjitha kushtet dhe sherbimet nga personeli jone i kualifikuar.

Stafi i Gardenland Resort është në dispozicion të klientëve të tij dhe publikut 24 orë të ditës. Jemi shume të lumtur t’ju shërbejme në çdo moment per gjithcka qe keni nevoje. Per cdo problematike apo nevoje brenda apo jashte resortit, ju mund të drejtoheni pranë recepsionit për çdo kërkesë informacioni që do t’ju nevojitet. Gjithashtu prane recepsionit ndodhet edhe libri i pershtypjeve “Gardenland Love Feedback”, ku ju mund te shkruani te gjithe opinionet per Gardenland Resort.

Bar dhe Restorant

Ne katin e pare te Gardenland ndodhet nje Restorant ku miksohet tradicionalja me modernen , si edhe produktet bio me mishin e fresket.

Ne Katin e dyte ndodhet Bari dhe Restoranti i cili eshte ne sherbim te personave te cilet jane akomoduar ne hotelin tone.

Gjithashtu ne kemi dhe Bar-in & Restorantin Veror, te cilet jane funksionale gjate kohes kur moti eshte i ngrohte ne menyre qe te shijoni maksimalisht natyren e mrekullueshme dhe bukurite e tjera te Gardenland Resort.Keni menduar qe ne vetem jemi kujdesur qe te gjejme ambientet e pershtateshme vetem per te rritur? Atehere e keni gabim! Gardenland duke qene nje resort qe kryesisht frekuentohet nga familjaret dhe ne kujdesin kryesor e kemi ndaj femijeve. Ne ambientet e Gardenland eshte krijuar nje park gjigand lojerosh (nje mini DisneyLand), ne menyre qe edhe femijet te argetohen sipas menyres se tyre dhe me bashkemoshataret e tyre.

Salle Dasmash dhe Konferencash

Dasma eshte nje nga ditet me te bukura dhe me te shenuara te jetes suaj dhe cdokush do te deshironte qe gjithcka te ishte perfekte ne ate mbremje. Te organizosh dasmen e endrrave nuk eshte aspak e lehte dhe kerkon shume kohe. Por jua garantojme qe Gardenland eshte partneri juaj me I mire per te realizuar ne menyren me perfekte ceremonite madheshtore dhe me te paharrueshme. E vetmja gje qe ju duhet te vendosni eshte qe dasmen dhe kokteilin do ta beni ne ambientet e brendshme e cila eshte e arreduar me nje stil shume te vecante qe ka kapacitet 300 persona apo ne ambientet fantastike buze pishines, e cila eshte nder me te vecantat ne Shqiperi. Per te gjitha te tjerat kujdeset stafi I Gardenland Resort!

Gjithashtu afer kesaj salle dasmash ndodhet edhe Salla e Konferencave, ku bizneset dhe organizatat mund te zhvillojne seminare, trajnime ose takime biznesi.

Pishine dhe POOL Bar

Pishina vendi me i preferuar gjate sezonit te veres. Eshte absolutisht nje nga pishinat me moderne dhe nder me te medhate ne Shqiperi. Nje pishine me nje forme unike madheshtore, nje  siperfaqe prej 1400m2 kapacitet prej 1000 personash, me nje system filtrimi si askund tjeter dhe uje te paster Kristal, eshte destinacioni kryesor i pushuesve gjate sezonit te veres. Cdo pushues ka hapesiren e vet te mjaftueshme per te shijuar rrezet e diellit dhe per te notuar  i qete . E rrethuar nga gjelberimi dhe nga lumi Drin ne nje krah , me Barin e  vendosur ne mes te pishines , e mirembajtur dhe e paster ne maksimum  e bejne pishinen e Gardenland vendin me te frekuentuar  gjate veres.